Sofia Vergara anulon martesën

3Aktorja e bukur e Hollivudit Sofia Vergara, ka anuluar martesën me të fejuarin Nick Leob, pas një grindjeje të ashpër. Sofia dhe Nick janë fejuar verën e kaluar, në datëlindjen e saj të 40-të, derisa ishin për pushime në Meksikë, por tani ata kanë anuluar në tërësi martesën.

Një burim i afërt me aktoren, ka zbuluar për medie se aktorja dhe i dashuri i saj milioner, janë grindur ashpër gjatë një ahengu në Hollivud dhe ajo e tërbuar i kishin thënë se mes tyre ka marrë fund çdo gjë.

Çifti tashmë një kohë të gjatë ka problem me romancën e tyre dhe atë për faktin se Loeb, edhe përkundër asaj që është në lidhje me njërën nga aktoret më seksi të Hollivudit, është parë në shoqëri të femrave tjera.