Snoop Dogg pranon se ka tymosur marihuanë në Shtëpinë e Bardhë

0Nuk është vetëm këngëtari Willie Nelson që tymosi marihuanë në ambientet e Shtëpisë të Bardhë.

Si duket edhe reperi Snoop Dogg ka tymosur atje. Jimmy Kimmel u bë mysafiri i emisionit të Snoop-it ‘GGN’, që gjendet në kanalin e tij zyrtar në youtube. Jimmy pyeti reperin se a ka tymosur marihuanë ndonjëherë në Shtëpinë e Bardhë.

‘Në banjon e Shtëpisë të Bardhë ‘ u përgjigj Snoopi. Unë u thashë, ‘a mund të shkoj në banjo për disa momente’ ? Ata ma kthyen, ‘çfarë do të bësh aty: numrin një apo numrin dy? Unë u thashë: ’Numrin dy’. Ai i tha Kimmelit se këto janë kode të CIA-s ose FBI-së, pasi ata monitoruan banjën gjatë gjithë kohës.