Snoop Dogg i lumtur që fëmijët e tij po ndjekin ëndrrat

loading...

f1_13-snoopi1363164735

loading...
Reperi Snoop Dogg nuk është i shqetësuar për karrierën e fëmijëve të tij në industrinë e argëtimit sepse ata e kanë parë një “version të pacensuruar” gjatë karrierës së babait të tyre.

Djali i Snoop Dogg, Cordell, ka bursë sportive nga Universiteti i Kalifornisë, derisa vajza e tij është duke ndjekur karrierën e saj si solo-këngëtare dhe ylli i hip-hopit është i lumtur që fëmijët e tij po i ndjekin ëndrrat e tyre.

“Më parë paguaja shumë para që Cordell të luante futboll. Tani ai e do futbollin. Ai po më jep gjithë atë që mundet. Pra më pëlqen kjo. Kurse vajza ime e vogël, Cori B, është duke kënduar dhe po i bën gjërat që dëshiron. Ajo sapo këndoi këngën “Trouble” nga Taylor Swift së bashku me shoqen e saj Gabby. Është një këngë shumë e bukur”, ka thënë Snoop.

“Ndiej se ata ranë në dashuri me famën pasi që ishin afër meje, pasi që unë ua dhashë një version të pacensuruar edhe pse nganjëherë i mbaja larg prej saj. Por tani e tutje unë do t`ua tregoj”, shtoi ai.

“Fama është një drogë vdekjeprurëse. Duhet të dini si ta menaxhoni atë dhe të mos e abuzoni, pasi që mund ta nxjerrë më të mirën nga ju. Ju mund të pritni shumë nga ajo. Sepse fama zgjat vetëm 15 minuta por disa nga e dimë se si ta zgjasim edhe më shumë. Por në të njëjtën kohë ti nuk mund ta lësh atë që të marrë më të mirën nga ti”.

loading...