‘S’mund të bëhesh hamshor i gruas sime’, polici i Kufirit masakron 59-vjeçarin, i heq shikimin për një të qerasur!

Një punonjës i Policisë Kufitare në Korçë akuzohet se ka rrahur një 59-vjeçar duke i shkaktuar dëmtime të shumta në fytyrë.
Ngjarja ka ndodhur në 18 nëntor të këtij viti, ku sipas Balkanweb personi i dëmtuar e ka kallëzuar në polici dhe prokurori por megjithatë, polici i kufiti vijon ende punën në pikën e kalimit të kufirit në Goricë, në kufi me Maqedoninë.

Ngjarja

Denoncuesi është 59-vjeçari Ilir Terolli i cili thotë se më 18 nëntor, i shoqëruar edhe nga persona të tjerë, në një kafenë në qytetin e Kosturit në Greqisë, ka dashur të paguajë kafen e bashkëshortes së policit dhe të një shoqeje, meqë prej 15 vjetesh njihej me bashkëshortin e saj.

Terolli në një prononcim për “Mozaik Media” tregon se “disa ditë me pas u takua rastësisht me policin Gjorgji, të cilin e njihte prej 15 vjetësh.

“U habita kur mu drejtua sikur unë paskam dashur të bëhesha ‘hamshori’ i gruas së tij. Më pas më goditi me grusht në sy, më shtriu përtokë dhe me këpucë më godiste në fytyrë. Rashë pa ndjenja dhe u zgjova në spital. Hundën e kisha të thyer, kisha plagë, por më kryesorja është se kam humbur gjysmën e shikimit të njërit sy”, ka rrëfyer 59-vjeçari Ilir Terolli, i masakruar egërsisht nga polici i kufirit.

Denoncimi

Nga ambientet e spitalit të Korçës, familjarët e Terollit kanë bërë denoncimin në polici. Por edhe pse në ambientet e spitalin e kanë vizituar mjeku ligjor, kryeinspektori i SHKB-së rajonale edhe Prokurori asnjë masë nuk është marrë ndaj policit Gjorgji. Mjeku ligjor dëmtimet i ka klasifikuar si rrahje me pasoja të lehta ndërkohë që mësohet se inspektori i SHKB-së e ka lënë dosjen të flerë, duke mos e përcjellë tek eproret e tij, ndërsa prokurori, Ilia Bano është shprehur se po e heton ende ngjarjen.

Kercënimet

Por nga ana tjetër, polici Gjergji Gjorgji vazhdon presionin ndaj familjes Terolli për të tërhequr denoncimin. 59-vjeçari denoncon mediatikisht rastin duke thënë se Gjorgji i ka kërcënuar bashkëshorten dhe nusen e djalit që të tërheqin denoncimin.

“Të gjitha këto pasi unë kam refuzuar sekserët e tij, të cilët më ofruan 10 milion lekë të vjetra për të tërhequr denoncimin”, – shprehet Terolli