SMS Babait: Vajzën ta kemi kidnapuar

loading...

sms

loading...
Dje në orët e pasdites një person nga Gjakova ka pranuar një sms kërcënues nga numri mobil i vajzës së tij.
“Vajzën ta kemi kidnapuar, nëse nuk paguani paratë e borxhit, vajza do të mbytet”, thuhej në sms.

Babai i shqetësuar shkoi në në polici për të raportuar rastin, mirëpo e gjitha ishte një lojë e vazjës së tij. E dyshuara pas një kohe kishte shkuar në shtëpinë e saj e cila më pas është arrestuar nga policia dhe gjatë intervistimit e dyshuara ka pranuar se e kishte inskenuar rastin derisa ishte tek një shoqe e veta. Me urdhër të prokurorit e dyshuara është dërguar në Qendrën e ndalimit.

loading...