Sllovenët kanë shpallur ofertë pune: E gjithë bota nxitoi për këtë vend pune! [VIDEO]

Deri tani, janë shpallur veçmë 2000 kandidatë nga e gjithë bota, nga Australia, Zelanda e Re, Londra dhe natyrisht nga vet Sllovenia…

Udhëheqësi i parkut kombëtar në Slloveni, Matjaz Zorman theksoi:

“Puna ëndrruese për të gjithë zgjat 2 deri 4 javë, dhe deri më tani kemi kontaktuar rreth 2000 kandidatë nga e tërë bota, që nga Australia, Zelanda e Re, Londra dhe natyrisht edhe nga Sllovenia.”

Konkursi i shpallur në Facebook është bërë hit i mahnitshëm në internet.

“Një mundësi e pabesueshme dhe e mrekullueshme për 10 persona në mes të Sllovenisë, ku në thesarin e gjelbër të Evropës mund të bëheni një bari”, kumtohet në shpalljen e konkursit.

Eko parku natyror slloven ”Velika Planina”, kërkon dhjetë barinj që do të jetonin në një vilë në resortin apo vendpushimin malor që do të hapet në vjeshtë, me detyren e përkujdesit ndaj kafshëve, mirëmbajtjen e kopshteve, angazhimin e fëmijëve rreth punëtorive të kopshtarisë por edhe të drejtoni aktivitete të ndryshme për fëmijët. Është vërtetë një punë relaksuese, do të ju përmbush me energji pozitive dhe të ju argëtojë pa masë. Fjetja do të bëhet në shtëpi të vogla prej druri, do të shijoni ushqime dhe pije vendase. Është një punë që mund ta bëjë secili, nuk kërkon përvojë apo aftësi të mëdha

Për të arritur këtë, siç e quajnë sllovenët punën e ëndrrave tuaja, ju duhet së pari të postoni një video në facebook. Përveç kësaj, ju duhet të jeni adhurues i kafshëve dhe fëmijëve. Gjithashtu është e nevojshme të njihni dhe flisni mirë gjuhën angleze./

x1