Skuadrat e mëdha pas Xherdan Shaqirit

Pas Romës dhe Juventusit, edhe skuadra e Milanit ka shfaqur interesim për transferimin e Xherdan Shaqirit.
Xherdan Shaqiri është bërë objektiv i skuadrave të mëdha nga Serie A. Pas Romës dhe Juventusit, edhe skuadra e Milanit ka shfaqur interesim për transferimin e yllit kosovar, raporton Sky.

Mesfushori kosovar mund të largohet nga Bayern Munichu këtë verë. Ai nuk është i kënaqur me tretmanin në ‘Allianz Arena, derisa po kërkon një klub ku mund të luaj rregullisht. Përveç ekipeve italiane, ish mesfuhsoi i Baselit ka zgjuar edhe interesimin e Liverpoolit.