Škoda Octavia me vetëm 3.4 l/100 km harxhime

loading...

skoda

loading...
Gjenerata e tretë e modelit të Škoda-s, Octavia, është e pajisur me motorët benzinë dhe dizel më bashkëkohor, ku harxhimet dhe emetimi i gazrave janë ulur për 23 për qind në krahasim me gjeneratën paraprake. Në dispozicion janë gjithsej 4 motorë benzinë TSi dhe po aq me naftë TDI Common Rail.

Gama aktuale e Škoda Octavia e re përbëhet nga versioni 1,2 TSI/63 kW, e deri te ai më i forti 1,8 TSI me 132 kW, duke përfshirë edhe versionin më ekonomik GreenLine. Versioni GreenLine, ai 1,6 TDI me forcë 81 kW, ka emetim të gazrave CO2 prej vetëm 89 g/km dhe harxhim prej 3,4 litrash naftë për 100 km të kaluara.

Modelet Green tec/Green Line në mënyrë standarde janë të pajisur me sistemin Start-Stop, si dhe sistemin e regjenerimit të energjisë kinetike, ndërsa standard është edhe transmisioni DSG me dy pedale.

loading...