S’kishte nevojë për rritje të gjinjve

nuk do të bëhej kurrë e famshme nëse nuk bën operime estetike. Bukuroshes 31-vjeçe edhe i kishin ofruar operim falas, për t’i ndihmuar në dëshirën e saj për sukses. Gjatë bisedës me udhëheqësin televiziv David Letterman, ajo ka thënë se kjo ofertë i kishte ardhur nga një lepurushe e revistës erotike “Playboy”.

S’kishte nevojë për rritje të gjinjve

Aktorja e bukur Minka Kelly, e cila së shpejti do të paraqitet në ribërjen e serisë “Charlies Angels’, ka zbuluar se dikur i thoshin se nuk do të bëhej kurrë e famshme nëse nuk bën operime estetike.

Bukuroshes 31-vjeçe edhe i kishin ofruar operim falas, për t’i ndihmuar në dëshirën e saj për sukses. Gjatë bisedës me udhëheqësin televiziv David Letterman, ajo ka thënë se kjo ofertë i kishte ardhur nga një lepurushe e revistës erotike “Playboy”.

“Isha 19-vjeçe. Ajo ishte tejet provokuese dhe më thoshte se kisha potencial të shumtë dhe se dëshiron të udhëheqë karrierën time. Për fat nuk kam pranuar. Ajo më ka thënë se së pari duhet të shkojë te një mjek për operime plastike, për të rritur gjinjtë, buzët dhe prapanicën dhe pastaj do të bëhesha një lepurushe e ‘“Playboy’-it”, ka zbuluar Minka.

“Kur i kam thënë se nuk e dëshiroja këtë, ajo më ka thënë se kështu si isha, kurrë nuk do të bëhesha një lepurushe e vitit, por për mua kjo ishte në rregull, pra nuk e kisha problem”, ka shtuar aktorja, e cila edhe pa ndërhyrje kirurgjike, ka arritur që të bëhet e suksesshme.