Skenderaj në fushatë pa kryetar

I nominur nga Partia Demokratike e Kosovës për kryetar të komunës së Skenderajt në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit, Sami Lushtaku nuk do të këtë mundësi që të bëjë fushatë për të kërkuar votën e drenicasve.

Kjo pasi ai gjendet në paraburgim në burgun e Dubravës pas akuzave të ngritura nga prokurori i EULEX-it nën dyshimin për krime lufte. Mirëpo partia e Hashim Thaçit, e ka menduar zgjidhjen.

Do të jetë Kryesia e degës së PDK-së në Skenderaj, ajo e cila e ka marrë përsipër që të bëjë fushatë dhe të kërkojë vota në emër të Sami Lushtakut./tribuna/ fishmedia/