Skandaloze: Pamje të tmerrshme nga ‘Adem Jashari’ (Video)


Duket se stadiumi ‘Adem Jashari’ nuk i plotëson kushtet për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare, por është konfirmuar që do të ketë investime të reja, pasi është shkatërruar pothuajse i tëri.
Një lexues i portalit, Infokusi.com që ka dashur të mbetet anonim, e ka dërguar një video, ku shihen banjot publike për tifozë përreth stadiumit, të cilat janë shkatërruar në mënyrën më të keqe të mundshme dhe pamjet vërtetë janë të tmerrshme.

Madje, edhe gypat që kanë qenë të vendosura në mure, janë vjedhur dhe kështu i tërë investimi i Ministrisë së Sportit ka shkuar dëm, shkruan Infokusi.

Investimi i ri që pritet të ndodhë shumë shpejt, mund të shkojë dëm sikurse investimi i parë prej rreth 1 milionë eurosh, nëse nuk mirëmbahet.

Por, jo vetëm banjot janë të shkatërruara, pasi një gjë e tillë ka ndodhur edhe brenda stadiumit, ku pothuajse çdo gjë e rregulluar për ndeshjen historike kundër Haitit, është shkatërruar.

Ja video nga stadiumi që ndodhet në Mitrovicë, e cilat është xhiruar të premten:
jashari_1462796563-1418514