SKANDALOZE: Nëna i shiste fëmijët në FB për 4000 dollarë

mother-sells-kids-lead

Misti Van Horn, 22 vjeçarja nga SHBA-të, nënë e dy fëmijëve nga Oklahoma është prangosur javën e kaluar për asye se nëpërmjet Facebook-ut ka tentuar që t’i shesë fëmijët e saj për 4000 dollarë.

Ajo disa herë nëpërmjet rrjeteve sociale i ka ofruar për shitje fëmijët e saj, vajzën 10 muajshe dhe djalin dyvjeçarë, njofton policia vendase.

Për shitjen e fëmijëve ajo negocioi me një grua nga Fort Smit i shtetit fqinjë Arkanzas.

Ajo para policisë pranoi veprën duke thënë se ishte dakord të shiste djalin për 1000 dollarë dhe të dy për 4000 dollar pasi se i duheshin 1000 dollarë për ta nxjerrë të dashurin nga burgu.

Sipas raportit të polcisë, Van Horn në FB kishte shkruar: Vetëm ejani këtu…do t’ua jap të gjitha gjërat e tyre dhe mund t’i merrni përgjithmonë për 1000 dollarë.

Fëmijët tani i janë marrë nga organet gjegjëse, kurse asaj i është caktuar kaucion prej 40000 dollarë.