Skandaloze: Kryeministri maqedonas Gruevski kërkon ryshfet 1.5 mln € për të mbyllur’punët’ (Video)

loading...

loading...
Pak ditë e ndajnë Maqedoninë nga zgjedhjet parlamentare dhe balotazhi presidencial, por kryeministri i këtij vendi Nikolla Gruevski përfshihet në një skandal korrupsioni që mund ta dëmtojë atë në këto zgjedhje.

Lideri i LSDM – së, Zoran Zaev e ka publikuar një audio-regjistrim ku pretendon se lideri i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski dëgjohet duke negociuar për shitjen e një banke vendase në mënyrë që ai të përfitoje një shumë prej 1.5 milion euro.

Ne përgjime, sipas LSDM-së, dëgjohen zërat e negociatorit në këtë aferë serbi Jovica Stefanoviç i njohur me pseudonimin “Gazda Nini” i cili dëshironte të blinte në mënyrë të paligjshme bankën si dhe Nikolla Gruevskit, i cili si lider i VMRO DPMNE-së ka kontrolluar aksionet e bankës. Por, një ditë më parë, në komunikatën për opinionin VMRO DPMNE theksoi se Nikolla Gruevski do ta padisë kreun e LSDM Zoran Zaevin për shpifje,transmeton express./LajmeOnline/

loading...