Skandali në mes të Bllokut/ Ja si shkelet hapur ligji për Linda Ramën (Video)


Një qytetar i indinjuar me padrejtësitë që ndodhin në këtë vend të quajtur Shqipëri, ka kontaktuar pranë redaksisë së JOQ duke denoncuar një fakt mjaft absurd që ndodh në zemër të Tiranës, në zonen e ish-Bllokut. Ai shprehet se janë disa roje pallati që ruajne disa vende makinash përditë dhe përnatë, me turne. Ja si shprehet qytetari: Kur shkon për të parkuar, në fillim roja thotë se është kalim rruge, gjë që nuk është e vërtetë, pastaj thotë që është vend i Linda Ramës, bashkshortes së kryeministrit. Raliteti është se ato vende ruhen për familjen Hysenbelliu. Parkimet, siç e shihni në video janë me ngjyrë blu, të bashkisë, akoma jo me pagesë. Mora policinë ditën e parë, erdhi policia (video e parë) dhe mua ma hoqi makinën sepse gjasme është kalim. Ditën më pas, shkova përsëri, por makinën s’e çova përballë hyrjes, sipas tyre, por më të spostuar. Zotëria insiston duke thënë që është e Linda Ramës, pa tabelë dhe pa asnjë komunikim. Në vijim dy video ku ai ilustron gjithçka.