Skandali, mjekut me diplomë false i vdes pacienti në dorë (Video)

d-650x358

Ardi Hyso është një qytetar në Përmet, i cili pretendon se, për shkak të neglizhencës së mjekut Kiço Stefanidhi, babai i tij humbi jetën. Ai ngre pikëpyetje edhe në lidhje me kualifikimin e mjekut dhe dyshon, se moskompetenca e mjekut, ka qene shkaku i vërtetë i vdekjes së të atit. Ardi Hyso: Ju drejtova TV Klan, Stop-it, për arsye se nuk po gjej dot drejtësi. Më datën 23.9.2013 është shtruar babai im me temperaturë në urgjencën e spitalit të Përmetit. ka qenë orë 8 e 30 në darkë. Atu u ndodh doktor Kiço Stefanidhi, pasi e shtoji pa bërë asnjë lloj analize e la në dhomë dhe nuk i vajti asnjëherë. Të nesërmen, pasi komunikova me babanë, më thotë që është gjendje gripale. në orën 12 është lëvizur me ambulancë nga spitali drejt shtëpisë pasi mungonin ilaçet e tensionit. Këtë nuk kuptoja si nuk ka ilaçe tensioni spitali i Përmetit. Gjatë kësaj kohe nuk ka pasur asnjë ndihmë nga ana e doktorëve dhe infermierëve. Në datën 24, ora 6 marr në telefon se babai kishte vdekur. E kishin gjetur të vdekur poshtë krevatit.