SKANDAL: Shullazi kërkoi 200 mijë euro për të vrarë Berishën


Gjatë procesit gjyqësor të Bandës së Durrësit që u zhvillua disa vite më parë, Adriatik Coli, i penduar për krimet e tij, ka implikuar dy emra të njohur të
botës së krimit të cilët pranuan të eliminojnë Lul Berishën, i cilësuar si kapo i bandës famëkeqe që ka vepruar në qytetin bregdetar. të hakmerreshim dhe të vrisnim Lulzim Berishën”, – ka thënë ai.
Sipas Colit, në këmbim të shumës prej 200 mijë eurosh, Dritan Dajti së bashku me Shullazin janë ofruar për të kryer vrasjen e
Berishës.
Madje, Dajti, që në atë kohë ishte një ndër personat më të shumëkërkuar nga Drejtësia, sipas Colit ka kërkuar një shumë prej 50 mijë eurosh si paradhënie, por nuk është rënë dakord për shkaqe që nuk ka mundur t’i sqarojë para Gjykatës.
I penduari është shprehur para Gjykatës se, të gjithë këtë rrëÒm e ka dëgjuar nga Aleksandër Keka, ish-kryetari i Partisë Demokristiane në Malësinë e Madhe, i cili u ekzekutua nga një shpërthimi në automjetin e tij luksoz.
“Keka më ka ndihmuar të largohem nga Shqipëria në vitin 2005, kur rrezikohesha të vritesha. Atëherë më ka rrëfyer dhe për bisedat që janë bërë me Dritan Dajtin dhe Emiljano Shullazin për planet për ekzekutimin e Lul Berishës”, – është shprehur ai më tej.
Më parë, Adriatik Coli ka deklaruar se Aleksandër Keka është përdorur si korrier droge nga “Banda e Durrësit”.
Dëshmia e Colit konsiderohet prova më e rëndësishme në procesin penal ndaj Lulzim Berishës, Indrit Dokles dhe të akuzuarve të tjerë. Të pandehurit akuzohen për nëntë vrasje, 11plagosje, një pengmarrje, atentate si dhe traÒqe të ndryshme.
Banda kryesohej nga Lulzim Berisha e Klodian Saliu, Òllimisht miq dhe më pas kundërshtarë, pasi u përçanë për pazaret e drogës.
Dritan Dajti është autori i masakrës së 7 gushtit 2009 pranë pistës “Iliria” në Durrës, ku ekzekutoi katër punonjës policie të skuadrës
s