Skandal: Pjesëtarët e FSK-së me çizme të shqyera (Foto+Video)


Parakalimi i FKS-së me rastin e Manifestimit të “Epopesë së UÇK”-së mori lëvdata nga shumë krerë dhe politikanë në vend, por, përkujdesja ndaj tyre nuk po del të jetë edhe aq korrekte.

Ka tri vite që Forca e Sigurisë së Kosovës nuk është furnizuar me çizme për pjesëtarët e saj, ndonëse për automjete dhe gjësende tjera luksi shkon me qindra mijëra euro.

Image
Në disa foto të siguruar nga “Zeri.info”, shihen çizmet e disa ushtarëve të cilat janë krejtësisht të shqyera. Njëri prej tyre, i cili nuk deshi t’i përmendet emri në gazetë, tha se ata janë të detyruar që me mjetet e tyre financiare t’i blejnë çizmet e reja.

“Janë disa vite që unë i kam këto këpucë të cilat as një muaj nuk na qëndrojnë. Pra, ne po duhet t’i blejmë prej pareve tona”, është shprehur ai.

Ndërkohë, gazeta “Zëri”, në qershor të 2015-ës pati publikuar një skandal të dallavereve me uniforma të FSK-së.

Aty thuhej se mbi 400 mijë euro ishte vlera e porosive që Ministria e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës i ka bërë për blerjen uniformave për FSK-në përmes kompanisë “Capital Partners Group”, para këto që kanë shkuar në konton private të pronarit të kompanisë, kurse pjesa dërmuese e mallit nuk ka ardhur në Kosovë.

Image
Sipas disa dokumenteve të Doganave të Kosovës, zbulojnë skandalin ku dyshohet të jenë të përfshirë Ministria e FSK-së bashkë me pronarin e kompanisë “Capital Partners Group”, Enlirat Kallaba.

Nga 3500 pantallona të porositurë, në Kosovë përmes kësaj kompanie janë sjellë vetëm 383 palë, nga 3900 fanella të porositura e të paguara nuk është sjellë asnjë zyrtarisht, nga 3000 kapela janë sjellë vetëm 743 copë, dhe nga 3500 këmisha janë sjellë 3040 copë.

Çmimet e tenderit për copë të porositura nga MFSK-ja kanë qenë 10 euro për fanellë, 60 euro për pantallona, 40 euro për këmishë, kurse 5 euro kapela. Ndërsa një përllogaritje e thjeshtë e pagesës totale që MFSK-ja i ka paguar kompanisë dhe sasisë reale që ajo e ka futur në Kosovë, del se një palë pantallona MFSK-së i kanë kushtuar 548 euro, një kapelë 37 euro, këmisha 46 euro, ndërsa paratë për 3900 fanella që nuk janë sjellë, praktikisht janë “avulluar”, s’ka asnjë mbulesë për to. /Zëri/
auto_12789924_10153847268765664_1817495946_o1457204368