Skandal në spitalin e Durrësit, doktorët tallen rëndë me të sëmurët

Një skandal është raportuar në urgjencën e Durrës, ku sipas disa informacioneve, mjekët tallen me të dehurin.

Të sëmurët duhet të ngushtohen me njëri-tjetrin në mes të vapës në një krevat pasi të kesh krevatin tënd konsiderohesh i sëmurë me privilegje. Përveç faktit se duhet të qëndrojnë në shtrirë në një spital ku nuk plotësohen as kushtet më minimale të përkujdesjes nga stafi, u duhet të durojnë edhe pijanecët që vijnë për vizitë e u prishin qetësinë.

Një djalë ka denoncuar në redaksinë tonë me anë të një videoje një skenë ku duket i dehuri që futet brenda ambientit ku gjenden të sëmurët dhe doktorët fillojnë e bëjnë shaka me të derisa djali që ka dërguar videon vendos të ndërhyjë.

Prsh JOQ. Ky esht nje pianec qe hyn e del ne urgjencen e durrsit me shishe ne dore nderkohe qe aty ka te semure dhe cfar mund te presesh nga nje pianec qe hyn ne urgjencen e qytetit kot e kot fare per gallate se doktoret bejn gallate me te dhe nuk e nxjerrin jasht tani mund ta shikoni. Ky esht kulmi.

Isha me te semurin dhe nderkohe qe une ju nxeha mjekve qe pse nuk vini te pacientet, ata u distancuan nga ky person dhe e nxorren jasht.

Po e bere kete denoncim do ta di per nder vlla se skemi ku te shkojm ne vend tjeter te ju do përplasemi se ktu esht rrumpalle,-shprehet djali për JOQ.al.