Skandal në portin e Durrësit, shkodrani lë policët kufitar me “gisht në gojë”

loading...

loading...

Një 27 -vjeçar i shumkërkuar nga policia ka arritur t’i shpëtojë policisë kufitare në mënyrë të përsëritur në portin e Durrësit.

Armando Ndreu, 27 vjeç nga qyteti i Shkodrës, duket se ka qenë i padukshëm për policinë e Durrësit në pikën kufitare, pasi ka hipur në tragetin e linjës Bari -Durrës pa u kapur, edhe pse ai është shpallur në kërkim.

Ndreu për policinë njihet si person me precedentë penalë, i shpallur në kërkim policor për dy akuza, “vjedhje” dhe “kundërshtim i punonjësit të policisë” është zhdukur pa asnjë gjurmë nga trageti i linjës Bari -Durrës, ndërsa autoritet prisnin ta arrestonin për akuzat e mësipërme.

Ndreu i shpëtoi prangave sërish mëngjesin e sotëm, ndërsa pala italiane e kish kthyer me tragetin e radhës, menjëherë pasi shkeli në portin e Barit.

Burimet e “Balkanweb”, kanë bërë me dije se Ndreu është nisur nga porti i Durrësit mbrëmjen e së enjtes me një biletë për në Bari, dhe nuk është ndaluar nga autoritetet e policisë, pavarësisht se ndaj tij kishte një urdhër arresti, dhe ishte i shpallur në kërkim policor.

Mëngjesin e së premtes, sapo ka kërkuar të vulosë pasaportën në Bari tek autoritet, është ndaluar. Karabinierët italianë nuk kanë lejuar hyrjen e tij në shtetin italian dhe e kanë dërguar sërish për në Shqipëri.

Trageti ka mbërritur në orën 8 të mëngjesit, kohë kur kanë zbritur të gjithë pasagjerët, por vetëm personi i cili ishte i shpallur në kërkim nuk ka mundur të identifikohet nga policia.

Në kushte të tilla kur një person i shpallur në kërkim nuk ka zbritur në port në alarm janë vënë të gjithë autoritet.

Sipas burimeve të BW dyshohet që i riu të ketë zbritur nga trageti dhe të jetë larguar nga terminali i ndihmuar nga ndonjë person tjetër.

Pritet që për largimin e 27-vjeçarit drejt Italisë, të merren masa ndaj oficerëve, të cilët kanë bërë kontrollin e kanë firmosur pasaportën e tij. Deri tani policia nuk ka dhënë zyrtarisht asnjë version mbi ngjarjen.

loading...