S’ka fitues në derbin Arsenal-Liverpool – VIDEO

loading...

Luis Suárez Liverpool

loading...
Pas fitortes 2:1, në shtëpi ndaj Southampton, skuadra më e madhe angleze Manchester United, po i afrohet edhe më shumë titullit të kampionit në Premier League, sepse tash ka 7 pikë më shumë se përcjellësi i parë dhe rivali i qytetit, Manchester City. Rodrigues i kaloi mysafirët befasisht në epërsi pas gabimit të mbrojtësit Phil Jones, por më vonë gjërat shkuan sipas parashikimit pasi Wayne Rooney, shënoi dy herë për t’ia siguruar fitoren e 19 sezonale djajëve të kuq. Mysafirët luajtën shumë më mire në pjesën e dytë dhe ishin shumë më këmbëngulës pë ta barazuar rezultatin i cili nuk erdhi.

Arsenali dhe Liverpool kanë ndarë pikët të mërkurën mbrëma në “Emirates” duke luajtur baras 2-2, në derbin e madh anglez në kuadër të Premier Ligës angleze. Në një ndeshje dinamike, ishin mysafirët që përmes Luis Suarezit pas pesë minutave lojë kaluan në avantazh prej 0-1. Henderson në minutën e 60 realizoj për 2 me 0. Katër minuta i mjaftuar Arsenalit për rikthim. Giroud në minutën e 64 realizoj për 2:1. Walcott me golin e shënuar në minutën e 64 barazoj në 2 me 2,që ishte edhe rezultati final i takimit.

Chelsea e humbi një rast shhumë të mirë t’i afrohet edhe më shumë Manchester Cityt, por në 10 minutat e fundit pësoi dy gola nga Reading për të barazuar 2:2. Mata dhe Lampard realizuan golat për londinezët kurse Le Fondre të dy golat për Reading. Të parin gol e shënoj në minutën e 87 ndërsa të dytin në minutën e pestë shtesë.


Rezultatet:

Arsenal 2 – 2 Liverpool
Everton 2 – 1 West Bromwich A.
Norwich C. 1 – 1 Tottenham H.
Fulham 3 – 1 West Ham U.
Manchester U. 2 – 1 Southampton
Reading 2 – 2 Chelsea


Arsenal 2-2 Liverpool


A2-2L www.fasthighlights.com by 2013fasthighlights

Reading 2-2 Chelsea

Manchester United 2 – Southampton 1

loading...