Sjellje e pahijshme e Edi Ramës në Bruksel, fyen rende gazetaren (video)

Passport

Kryeministri Edi Rama ka shënuar një tjetër akt të sjelljes së pahijshme dhe arrogante ndaj medias dhe fjalës së lirë.

Por këtë herë këtë e ka bërë në zemër të Europës, në Bruksel, ku liria e shprehjes, rregullat e demokracisë dhe ndarja e pushteteve janë vlera themelore për ata që janë dhe duan të bëhen pjesë e familjes europiane.

Ndërsa kryeministri në takimet që pati u përpoq të bindë partnerët ndërkombëtarë se qeveria e tij po bën hapa përpara në funksionimin e demokracisë dhe shtetit ligjor, sjellja e tij ndaj gazetares me përvojë të AbcNews në Bruksel, Erisa Zykaj ishte krejtësisht e kundërta.

Pa e fshehur bezdinë që i shkakton fjala e lirë, Edi Rama e ka fyer gazetaren, njëherë duke u marrë me të personalisht dhe herën e dytë duke mos iu përgjigjur pyetjes me një gjest injorimi, të denjë për një udhëheqës kompleksiv të vendeve diktatoriale.

Gazetarja Erisa Zyka e ka pyetur kryeministrin Rama fillimisht për të njëjtin shqetësim që ngriti edhe presidenti i Këshillit Europina, Tusk, për nevojën e dialogut dhe kompromisit në politikën e brendshme.

Përgjigja e kryeministrit ishte skandaloze.

Megjithatë gazetarja e ka respektuar kryeministrin shqiptar dhe ka vijuar me pyetjen e dytë lidhur me gjendjen e kriminalitetit në vend.

Këtë herë, kryeministri me një sjellje aspak zyrtare dhe civile, ka kthyer kokën në anën tjetër duke injoruar gazetaren.

Edhe këtë herë, Erisa Zyka ka respektuar detyrën e saj duke qëndruar deri në fund të deklaratave të kryeministrit, pavarësisht arrogancës së këtij të fundit.

Sjellja e kryeministrit shqiptar nuk mund të kalojë pa lënë gjurmë tek institucionet e Brukselit dhe veçanërisht tek ato që mbulojnë lirinë e shprehjes.

Erisa Zyka është një gazetare me përvojë dhe drejtuese e Shoqatës së Mediave Ndërkombëtare në Bruksel.

Për këtë rast është informuar dhe pritet edhe një reagim edhe nga Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve në Bruksel.

Reagimi i kryeministrit shqiptar, është një rast tipik i arrogancës së pushtetit ndaj medias.

Më poshtë video ku kryeministri Rama shfaqet i pasjellshëm me gazetaren shqiptare. /Lapsi.al/