Sjell këngë “të nxehta” verore

loading...

timthumb (2)

loading...
Viola Rexhaj është një emër mjaft i njohur në skenën muzikore e cila çdo herë e më shumë po sjell befasi për adhuruesit e saj. Edhe pse jeton jashtë vendit, Viola nuk rresht së shprehuri dëshirën e saj për të kënduar shqip. Deri më tani ajo ka arritur të realizoj disa këngë e albume të cilat ende vazhdojnë të pëlqehen në publik.

Tani Viola na bënë të ditur se ka nisur projektet e reja muzikore, të cilat shumë shpejt do t’i sjellë për adhuruesit e saj. “Kam nisur projektet e reja muzikore, do të ketë këngë mjaft të nxehta për këtë verë, me të cilat publiku im do t’i kaloj ditët më të bukura të këtij viti”, ka thënë ajo për “/LajmeOnline/”. Bashkëpunëtorët e saj të këngës janë Ilir Berani, Virusi, Burim Krasniqi, Ismajl Puraj, Avni Qaili e shumë të tjerë. Gjatë këtij viti Viola do të realizoj edhe një album “live” për adhuruesit e saj.

“Jam e dhënë pas këndimit ‘live’, andaj do ta realizoj edhe një album të tilla, ku do të ketë mjaft këngë të mira”, tha ajo.

Viola përveç se do të sjellë këngë dhe klipe për adhuruesit, ajo edhe këtë vit sikurse çdo vit tjetër, do të jetë e pranishme nëpër shumë dasma e ahengje të ndryshme gazmore.

“Të them të drejtën edhe këtë vit kam kontraktuar thuajse tërë sezonin e verës, do të performojë në shumë dasma e ahengje të tjera gazmore. Do të mundohem të kaloj sa më mirë me adhuruesit e mi kudo që janë”, shton ajo. Për faktin se Viola do të ketë një agjendë të ngjeshur këtu në Kosovë, ajo një pjesë të madhe të kohës do ta kaloj këtu. “E dua vendin tim, prandaj edhe këndoj shqip, edhe pse jetoj në Suedi, këtë verë do të qëndroj më shumë në Kosovë, sepse atje kam shumë artdashës dhe atje më presin shumë punë”, shprehet në fund Viola.

loading...