“S’jam e pafajshmja që të gjithë mendojnë”, vajza nga Dibra rrëfen “të keqen” e saj

loading...

loading...

Një vajzë dibrane ka guxuar të pranojë se vuan nga kleptomania. Ajo rrëfen për “ShkodraNews” se si e kuptoi sëmundjen e saj dhe si po përballet çdo ditë me të.
Rrëfimi i saj:

Jam 26 vjeçe e kam lindur në Dibër. Në jetë kam vjedhur shumë gjëra. Vazhdoj ta bëj e s’jam aspak krenare për këtë, por është më e fortë se unë. Mbaj mend kur isha e vogël gjithçka filloi duke marrë karamele, pastaj rrobat e të tjerëve. Jam kapur disa herë nga të klasës dhe familjarë. Jam turpëruar, por sërish s’kam mundur ta ndal sëmundjen time. Vonë e kam kuptuar që kjo është sëmundje.

Të vjedh është si drogë për mua. Është diçka që bëj pothuajse çdo ditë. Vjedh ushqim, para, bizhuteri. Çdo gjë që dua, dhe kam nevojë ta kem në çast. Mendoj edhe që mund të përfundoj në burg.

Madje teknikat e mia të vjedhjes janë përmirësuar gjatë viteve, duke ulur shanset e mia për të më kapur mat. Nuk ndihem krenare, por nëse se bëj unë sëmurëm. Ndihem shumë keq. Një shoqe me ka rekomanduar një psikologe, por unë s’jam e çmendur. Mendoj se marr veç gjëra të vogla e fundja një gjobë mund të marr nëse kapem. Dua të shërohem, por nuk po ja dal dot. Kam nevojë për ndihmë!

loading...