Situatë e rënduar në Ulëz, familjarët luftojnë me tymin

loading...

loading...

Situata e në fshatin Trodhen të Ulzës mbetet prej dy ditësh kritike. Disa familje dhanë alarmin se flakët kishin arritur shumë pranë shtëpive të tyre ku po rrezikojnë jo vetëm bagëtitë por dhe jetën e njerëzve. Tanush Sefgjini, banor i fshatit është shprehur i alarmuar pasi fëmija i tij vetëm 10 muajsh, ka shfaqur probleme serioze me frymëmarrjen për shkak të tymit.

“Duam ndihmë se rezikojmë të digjemi. Jemi 10 familjarë me gra e fëmijë, po tentojmë ta fikim zjarrin por na ka rrethuar. Zjarri është vetëm pak metra larg banesës. Kemi që dje që po përpiqemi ta shuajmë zjarrin, por ka dalë jashtë kontrollit.”

Video

loading...