Sipas kodit penal të Austrisë, kapja e të pasmeve nuk konsiderohet ngacmim seksual

A është ngacmim seksual të kapësh një femër në të pasme? Një gjykatës austriak mendon se jo.

Ai ka liruar një burrë nga akuzat e ngacmimit seksual, pasi ishte ndaluar sepse kishte kapur një femër në të pasme. Sipas gjykatësit, në kodin penal të Austrisë nuk ka asnjë pjesë, ku të thuhet se ngacmimi seksual bëhet në të pasme.

Me fjalë të tjera: Të pasmet nuk janë objekt seksual. Por janë shumë ekspertë të seksit, që thonë se një vendim i tillë është çmenduri. Sipas tyre, nuk ka asnjë dyshim se të pasmet njësoj si gjoksi janë objekte të tërheqjes seksuale për meshkujt.

Doktori Elmar Basse thotë se një mashkull që sheh një femër në gjoks, patjetër do t’i shohë dhe të pasmet. Jo më kot janë shumë femra të famshme si Jennifer Lopez, Coco, Kim Kardashian që ekspozojnë të pasmet.

Madje Justin Bieber para pak kohësh tha, se ai është një tip që i pëlqejnë vetëm të pasmet. “Tërhiqem shumë prej tyre,” tha ai.Ndërsa artistja Lydia Lunch, që ka përgatitur një koleksion me të pasme, thotë se ato janë hyjnore. Ajo i quan vepra arti dhe sjell një koleksion që vërtet ta mbush mendjen.

pasme