Sipas japonezëve, ja ku qëndron sekreti për t’u dukur 10 vite më të rinj

Gratë nga Japonia janë konsideruar gjithmonë të bukura, rinore dhe kjo e gjitha për shkak të sekretit të vjetër të bukurisë. Përfundimisht, sekreti i bukurisë së tyre qëndron në këtë dhuratë të natyrës!

Orizi është jashtëzakonisht i pasur me acid linoleik dhe squalene, të cilat janë antioksidantë të fuqishëm që nxisin prodhimin e kolagjenit, i cili ngadalëson shfaqjen e rrudhave. Për fat të keq, me përjashtim të japoneze, shumica e njerëzve nuk janë të vetëdijshëm për këto fakte të provuara shkencërisht!

Kur është fjala për rigjenerim të lëkurës, orizi me të vërtetë bën mrekulli. Ja si ta përgatisni një maskë efikase për largimin e rrudhave.

Përbërësit: – 3 lugë oriz, – Qumësht 1 lugë gjelle, – Mjaltë 1 lugë gjelle,

Përgatitja: Zieni orizin dhe mbajeni ujin në të cilin e ziet atë. Përzieni një lugë gjelle qumësht të ngrohtë me oriz dhe shtoni një lugë mjaltë. Gjithmonë vendoseni maskën mbi lëkurë të pastër dhe të thatë. Më pas shpëlani fytyrën me ujin e përfituar nga zierja e orizit.

Orizi ka veti të forta antioksiduese. Ai hidratonn lëkurën dhe stimulon qarkullimin e gjakut, ndihmon në largimin e rrudhave dhe ul inflamacionin. Kjo maskë do ta mbajë lëkurën tuaj të shëndetshme dhe të hidratuar. Për rezultate të mira përsëriteni këtë maskë 1 herë në javë.