Sinoptikanët befasojnë me parashikimin e tyre për dimrin

Sipas sinoptikanëve, kryesisht dimri do të karakterizohet nga temperatura më të larta se klima tipike e kësaj stine në vendin tonë. Dimër shume i ftohte dhe vera shume e nxehtë? Jo gjithmonë ndodh kështu. Edhe pse kaluam temperatura shumë të larta gjatë stinës së verës, sinoptikanët parashikojnë jo një dimër tipik të klimës shqiptare, por më të ngrohtë se zakonisht.

Dhjetori 2017 por edhe janar-shkurti pritet të jenë 2-3°C mbi mesataren stinore. Meteorologet parashikojne qe diten e enjte do te vijoje ndikimi i vranësirave dhe shirave të përkohshëm në territor deri në mesditë, kur shirat zhvendosen kryesisht në zonat malore. Gjatë pasdites se te enjtes, pritet përmirësim i kushteve të motit fillimisht ne bregdet dhe gradualisht ne zonat e ulëta por me vranësira dhe shira të dobët paraqiten zonat malore.

Ne mbrëmje dhe gjate nates do te kete stabilizim të kushteve te motit duke bërë që pjesa më e madhe e vendit të kalojë me kthjellime. Era do fryjë mesatare deri e forte, me shpejtësi deri 50 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 – 4 ballë. Temperaturat e ajrit vijojnë rënien me 2 – 3°C në të dy vlerat ekstremale të ditës duke bërë që maksimumi në rang vendi të zbresë ne 22 – 23°C.