Sinan Hoxha rrëfen sherrin me fansin: Si e qëllova me mikrofon kokës!

Sinan Hoxha është një nga këngëtarët më të suksesshëm të muzikës popullore.

Muzika e tij dëgjohet jo vetëm në Shqipëri, por kudo ku ka shqiptarë ndaj dhe ai performon në shumë koncerte jashtë vendit. I ftuar në emisionin “Thumb” këngëtari ka rrëfyer një episod jo fort të këndshëm gjatë një koncerti në Detroit, ku është përleshur me një nga fansat e tij.

“Isha për një koncert në Amerikë, në Detroit. Në radhën e fansave ishte një djalë i cili ndërkohë që unë performoja, më kërkoi që t’i këndoja një këngë. I thashë në rregull, por sapo të mbaroja këngët që kisha përgatitur, të mbaroja programin. Por ndodhi që harrova.

Ai sërish më thirri ndërkohë që unë isha në skenë dhe unë prapë harrova. Ndërkohë që isha duke performuar, ky djali më tërheq mikrofonin me kabllo. Nga ana tjetër, edhe unë e tërhoqa drejt vetes por aq fort sa u godita në buzë, theva një dhëmb. Ndoshta nuk duhet ta them, por aty për aty reagova dhe ia futa këtij fansit me mikrofon kokës”,- ka treguar këngëtari.

Epo, ndër gjithë këto suksese pa diskutim që do të ndodhë të përjetosh edhe episode të tilla.