Sinan Hoxha drejt Palma De Mallorka-s, me avion privat për në dasmën e miliarderit shqiptar

Miljarderi shqiptar Bashkim Osmani dhe bashkëshortja e tij Sandra, këtë të shtunë kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë me një dasëm super luksoze.

Festa është mbajtur në rezidencën e tyre në Palma De Mallorca me të ftuar të shumtë nga e gjithë bota.

Duke qenë se nusja është një gjermane dhe rrjedh nga një familje aristokrate gjermane për argëtimin e mysafirëve ishin të pranishme dy bende gjermane por natyrisht se nuk mund të mungonte një shqiptar.

Sinan Hoxha ishte i përzgjedhuri i dhëndrit, të cilit udhëtimin nga Tirana për në Spanjë ia siguruar me avion privat.