Simptomat që nuk duhet t’i injoroni, paralajmërojnë sulmet në zemër

Sulmet në zemër janë shkaktarët kryesorë të vdekjes, kryesisht për moshën e tretë. Ato mund të shfaqen shpesh përmes shenjave të vogla por shumica e njerëzve i injorojnë.

Për këtë arsye është e nevojshme të njihni disa simptoma  nga të cilat duhet patur çdo ditë kujdes, si: dhimbjet në kraharor, vështirësitë në frymëmarrje, rrahjet e shpeshta të zemrës dhe

Një grup shkencëtarësh të Institutit të Zemrës, në Los Angelos morrën në studim  rreth 1100 njerëz, midis moshës 35 dhe 65 – vjeç, që i kishin mbijetuar atakut kardiak.

Nga përgjigjet e marra rezultoi se ata kishin pasur dhembje kraharori dhe vështirësi në frymëmarrje, një muaj përpara arrestit kardiak. Një pjesë e pacientëve, i kishin këto shenja edhe një ditë para se të kalonin infarktin.