Simeone: Jam krenar për lojtarët

0I lumtur dhe krenar kështu u shfaq Diego Simeone para mediave. Kualifikimi I Atleticos së Madridit në gjysmëfinalet e Uefa Champions League për të parën herë pas 40 vjetësh e ka kënaqur jashtë mase argjentinasin por mbi të gjitha ka cuar në qiellin e shtatë fansat bardhekuq. Por edhe pse skuadra e tij po bën hapa gjigandë këtë sezon numri 1 i stolit të Los Cholconeros nuk dëshiron që djemtë e tij të përfshihen nga entuziasmi i tepërt pasi kjo pjesë i takon vetëm tifozëve.

“ Jam i lumtur sepse u kualifikuam përballë një rivali shumë të fortë. Barcelona ka bërë historinë në këto vitet e fundit në Champions League. Megjithatë mendoj se duhet të jemi të qetë dhe mos të tregojmë shenja euforizmi pasi kompeticioni vazhdon. Duhet të rikuperojmë forcat për në fundjavë pasi kemi një tjetër takim të vështirë”.

Më pas El Cholo i bëri një analizë taktike takimit por nuk nguroi të përgëzonte edhe futbollistët e tij.

“Ne ishim përgatitur për dy lloj ndeshjesh. Një për secilën zonë. Fillimisht i bëmë presion Barcës në zonën e saj dhe me kalimin e minutave presioni i ekipit tim fillonte nga zona jonë. Nëse dështonte presioni ynë në sulm duhet të kishim lojtarë që të mbulonin Inestën, Xavin dhe Busquets. Megjithatë në 20 minutat e para ishim thjeshtë fantastikë. Jam krenarë për këta futbollistë pasi ata nuk rreshtin kurrë së vrapuari”.

Jashtë mase i lumtur i lumtur u shfaq edhe autori I golit që I dha jetë kualifikimit të Atleticos. Sipas mesfushorit Koke finalizimi I tij ishte I rëndësishëm vetëm për të kaluar në gjysmëfinale, pasi për 22-vjecarin meritat shkojnë për gjithë skuadrën që zhvilloi dy sfida ashtu sic dëshironte ndaj Barcelonës dhe e meritoi kualifikimin.