Silvio Berlusconi: Milani nuk shitet

loading...

0

loading...
Milani është jashtëzakonisht i kërkuar në Lindjen e Largët. Peter Lim, manjati nga Singapori është gati të vërë në pjatë 500 milionë Euro për të përsëritur me ngjyrat kuqezi atë që arriti të çonte deri në fund miku i tij Erik Thohir duke blerë 70 % të Interit. Por pavarësisht ofertës, ishte i menjëhershëm reagimi kuqezi.

“Për sa i përket lajmeve të përcjella nga mediat, – lexohet në një komunikatë të publikuar nga Milan Channel dhe nga faqja zyrtare e Milanit,-Fininves përgënjeshtron sërish çdo hipotezë të shitjes së kontrollit të Milanit”. Ndërsa vetë Silvio Berlusconi, në emisionin Porta a Porta, theksoi: “Milani nuk shitet dhe nuk vlen 500 milionë Euro por shumë më tepër”. Pyetjes së Bruno Vespës: “Po sa vlen atëherë, 501 milionë?”, ish kryeiminstri italian iu përgjigj shkurt: “Jo, le të mos bëjmë shaka me gjërat e shenjta”.

Duke iu kthyer zërave për ofertat për aksionet e Milanit, mediat flasin edhe për një tratativë me Zong Qiunghou, njeriun e dytë më të pasur të Kinës, pronar i një perandoria financiare që shtrihet nga prodhimi i mallrave ushqimore e deri te shpërndarja komerciale, dhe me sa duket që ka interes për ta zgjeruar edhe në Itali. Në shtëpinë Berlusconi tema është aktuale, duke qenë se Silvio nuk ka absolutisht ndër mend të shesë mazhorancën e aksioneve. Një muaj më parë u refuzua oferta e Peter Lim, i gatshëm të jepte 300 milionë Euro për 51% të klubit.

Një refuzim që u komentua dhe nga Barbara Berlusconi me rastin e prezantimit të Casa Milan me fjalët “300 milionë Euro maksimumi mund të mjaftojnë për 30% të kuotave”.

loading...