Silva Gunbardhi bëhet milionere me klikimet në Youtube

loading...

f1_24-lali1364113976

loading...
Për dy muaj, kënga “Të ka lali shpirt” mbledh mbi 11 milionë klikime, si  kënga shqiptare më e klikuar e të gjitha kohërave.

Të fitosh miliona me një këngë dhe të të ndryshojë jeta totalisht. Kjo i ka ndodhur Silva Gunbardhit me këngën “Të ka lali shpirt”, në duetin e saj të shumëpërfolur me Mandin e Nishtullës. Është kënga që, pavarësisht komenteve të ndryshme, dihet se ka thyer rekordin me 11 milionë klikime brenda një periudhe prej 2 muajsh në youtube. Sipas të dhënave zyrtare të Aldor Ninit, drejtuesit të kompanisë “AcroMax”, kjo këngë e kënduar nga Silva Gunbardhi dhe Mandi i Nishtullës, ka arritur të numërojë në total 11.291.924 klikime deri në datën 19 mars, një rast i Për dy muaj, kënga “Të ka lali shpirt” mbledh mbi 11 milionë klikime, si  kënga shqiptare më e klikuar e të rrallë për shikueshmërinë e klipeve shqiptare në këto vite. Sipas një shtrirjeje gjeografike, 2,6 milionë klikime vijnë nga Shqipëria, 2,2 milionë nga Kosova, 1 milion nga Gjermania, gati 1 milion të tjera nga Maqedonia dhe të tjera nga Italia, Zvicra, Greqia, Bullgaria, Anglia, Amerika, Austria, Turqia e deri nga Kanadaja. Pra, gjysma e klikimeve vjen nga Shqipëria e Kosova dhe gjysma tjetër nga shqiptarët në gjithë botën. Por në fund të fundit si përkthehen në para këto klikime?! Sipas burimeve tona, në çdo 1 milion klikime, fitohen 12 milionë lekë të vjetër. Ndërkohë që nëse bëjmë një llogari të thjeshtë, i afrohen shifrës rreth 150 milionë lekë, të cilat janë fitime të autorit të këngës Alfred Sula dhe këngëtares Silva Gunbardhi, një shumë kjo marramendëse për tregun muzikor shqiptar, që nuk është shumë i madh. Për këtë këngë, vlonjatja Gunbardhi ishte menduar disa herë për të gjetur momentin e duhur për ta hedhur në treg, pa e ditur se do të arrinte këtë shikueshmëri që do mund t’i ndryshonte jetën. Videoja ka 9.251 komente dhe fjalët më të përdorura në komente janë: Mandi, Silva, xhan, milion, shpirt, bukur, greetings, zemër, pëlqen, duke e orientuar në një farë mënyre edhe tregun për përmbajtjen e tekstit të këngëve të preferuara.

Shumica e shikimeve vijnë së pari nga Shqipëria me 3.035 komente dhe çuditërisht nga Amerika me 2.154 komente, pastaj nga vende, si Italia, Maqedonia dhe Gjermania. 1573 kopje jo të autorizuara janë bllokuar nga kompania Acromax në platformën YouTube, që nga dita e parë e publikimit të materialeve, që janë mesatarisht 26 tentativa çdo ditë për ta piratuar këngën ose edhe videoklipin, të cilat ndalohen nga stafi dhe nga sistemi i kompanisë “Acromax”, transmeton panorama.

2.5 milionë shikime vijnë vetëm nga propozimi si video e sugjeruar anash videove të shikuara nga i njëjti kanal, Arkiva Shqip, domethënë rreth 25% të shikimeve totale. Rasti i këngës konsiderohet sensacion, pasi këto klikime janë arritur vetëm brenda dy muajsh, rasti i parë krahasuar edhe me këngën e Sinan Hoxhës dhe Medës, që arritën një numër të madh klikimesh, por në kohështrirje më të gjatë, për gati një vit.

loading...