“Sikur t’ia dinim vlerën vetes”

loading...

f1_06-aurela1344260881

loading...
Ylli i muzikës shqiptare, Aurela Gaçe pritet të prezantojë shumë shpejt, klipin e saj më të ri “Shpirti i shpirtit tim”,  që për muzikë ka një baladë të mrekullueshme të shkruar mjeshtërisht nga Adrian Hila, me vargje të Rozana Radit.

Ndërkohë, ajo vazhdon të jetë aktive në skenën muzikore shqiptare, në përcjellje të zhvillimeve të fundit.
Pjesëmarrja e Elhaida Danit në ”The voice of Italy”, e ka bërë Gaçen krenare. Këtë gje e ka shprehur ajo në rrjetet sociale, duke shkruar:

“Sa shumë krenarë na bëjnë të ndihemi të gjithë talentet që rritë Shqipëria, në art e sport. Sidomos kur shkëlqejnë edhe jashtë kufijve të vendit. Elhaida Dani ka çuditur me talent, ata që ne i kemi adhuruar nga muzika Italiane. E kishim këtu këtë zë e këtë talent dhe megjithëse ajo është fituese e një konkursi këtu, do t’i duheshin vite të çudiste , …vetë ne. Duhej një opinion i huaj që të kuptonim sa e mirë është. Sa mirë do të ishte sikur t’ia dinim vlerën vetes, përpara se të na e thonë te tjerët. Elhaida e dashur, të uroj me shpirt të dalësh e para. Për vehten tënde, edhe për ne. Guximi yt për të kërkuar më shumë për veten tënde, shpresoj t’i japë kurajo edhe një të riu tjetër që ëndërron më të mirën. Më entuziazmon fakti që ti e dashur, nuk u mjaftove me çmimin dhe atë sado pak vlerësim që more këtu, e të vetëkënaqëshe. Guximi yt u shpërblye. Sa do të doja q ta kishin vënë re shqiptarët pak më përpara se çfarë vlerash kanë. Pak më përpara se ta vënë re të huajt. ” /LajmeOnline/

loading...