Si vështrojnë vajzat, e si meshkujt

loading...

Kur shohin dikë që u pëlqen, meshkujt dhe femrat vështrojnë dhe mendojnë për gjëra krejtësisht të ndryshme. Mësoni se ç’është tërheqëse për gjininë tjetër!
f.0710081441405_m

loading...

Për meshkujt gardëroba të cilën e ka veshur femra nuk është me rëndësi – do të fantazojë dashurinë, mirëpo mendimet e para do t’i ketë lidhur me seksin. Ndërkaq, vajzat rrallë herë menjëherë kanë mendime seksuale kur shohin një mashkull që u pëlqen. Shkaku që një pjesëtar i gjinisë “së fuqishme” i tërheq është pamja – përkatësisht vlerësimi se a është ai i cili mund të kujdeset për vetëm fizikisht, emocionalisht dhe financiarisht.

Në bazë të kësaj, ajo që në fillim meshkujve u kalon nëpër kokë është: si do të dukej ajo kur të jetë zhveshur dhe si do të jetë në shtrat. Vajzave, në rend të parë, do t’u interesojë: a duket ai si dikush që është i punësuar, nga puna a ka fitime të mira dhe me ato fitime a mund të kujdeset edhe për të, thotë Askmen.

Meshkujt i “hulumtojnë” me sy format trupore, ndërkaq vajzat i kushtojnë kujdes formës, syve, duarve, dhëmbëve dhe buzëqeshjes. Atyre damave, të cilat janë më pak të interesuara për dukjen fizike të gjinisë tjetër, më së shumti u intereson sinqeriteti, besimi, inteligjenca, aftësia për humor, sepse meshkujt me karakter të këtillë i konsiderojnë simpatikë, të gatshëm miqësisht dhe aspak egoistë.

Ato gjithashtu do të përpiqen me të gjitha mënyrat që të realizojnë kontakt nëpërmjet shikimeve me partnerin potencial, ndërsa meshkujt do të përpiqen që sadopak të shmangin kontaktin nëpërmjet shikimeve me femrën, e cila u pëlqen.

loading...