Si u vranë 72 krerët e Çamërisë

loading...

cameria

loading...
Masakra e pashembullt e Selanit, për shkombëtarizimin dhe spastrimin etnik të popullsisë çame

Letra që hedh dritë mbi skenarin ogurzi të shfarosjes së krerëve çamë, drejtuar komandës italiane në Paramithi më 1917

Për realizimin e misionit të helenizimit , të shkombëtarizimit dhe spastrimit etnik sipas “Megali Idesë, pas ndarjes së kufijve në vitin 1913, një ushtri me grekër, e organizuar dhe e maskuar me njerëz civilë (banda andartësh), u dërgua në Çamëri dhe në thellësi të territorit shqiptar, ku bëri krime e masakra të llahtarshme, duke vrarë e duke djegur. Për këto krime dëshmon historiania dhe shkrimtarja angleze Edit Durham në librin “Njëzet vjet ngatërresa ballkanike”.

Në 27mars 1913, Deli Janaqi, (Gjiritas), komandant çete, me frymëzimin e autoritetve greke, vrau pabesisht në këtë kohë 72 veta, krerë të Çamërisë, në vendin e quajtur Vuntha, (Përroi i Selanit). Prej kësaj date fillon tragjedia çame.

Çetat dhe më vonë ushtria me administratën shtetërore, torturuan popullatën shqiptare të Çamërisë. Se si ndodhi Masakra e pashembullt e Selanit, vërtetohet nga një letër drejtuar komandës italiane në Paramithi më 1917, në të cilën thuhet:

“Më 19 mars 1913,Furarhio i Paramithisë mblodhi krerët grekë Petro Ringa,Vasil Ringa, Apostol Zogani, Mitro Caci dhe Jorgji Pabro prej Gliqisë etj. dhe nën kryesimin e dhespotit të Paramithisë bënë një komision, ku vendosën të arrestojnë gjithë parinë shqiptare muslimane dhe për të bërë këtë veprim ngarkuan gjakpirësit Deli Janaqi prej Gjiriti dhe Joti Spiro Popovo.

Këta mobilizuan 190 mercenarë prej fshatrave Popovo, Loftrohori, Selani, LLabanica, Currila, Pllakotia etj. të cilët mblodhën 72 burra muslimanë nga krerët e Paramithisë dhe rrethet, për t’i vrarë në Përroin e Selanit”.

Autoritetet ushtarake greke as ndërhynë, as u interesuan fare, ndonëse njerëzit e të vrarëve u bënë thirrje për ndihmë.

loading...