Si t’ia rrëmbesh zemrën asaj

loading...

zemra

loading...
Të gjitha femrat janë të ndryshme, në fakt po të ishin të njëjta, ju as që do kishit nevojë të lexonit këtu apo jo? Mënyrat që të i pëlqeni një vajze janë aq të shumta sa edhe fakti që ato janë të ndryshme, mirëpo ne këtu do të mundohemi të ju mësojmë disa “rregulla” bazike se çfarë duhet të bëni që të i pëlqeni një vajze.

Jetoni jetën tuaj

Vajzat zakonisht pëlqejnë djemtë që me të vërtetë e shijojnë dhe e jetojnë jetën e tyre, andaj kaloni kohë me shoqëri, hobi e të tilla gjëra. Lini një përshtypje. Këtu nuk ka gjëra të njëjta. Çfarë i bën përshtypje një vajze mund të i duket “e pakuptimtë” një tjetre. Më e mira është të jeni vetvetja. Gjeni diçka që dini të bëni e që do ju dallonte prej të tjerëve, p.sh. të luani me kitarë apo të tilla gjëra që ju bënin të dalloheni nga shumë njerëz të tjerë, thjesht bëni diç për të cilën jeni krenar dhe e keni si talent të rrallë. Kjo përveç që ju ndihmon të i pëlqeni vajzës, ju jep edhe më shumë vetëbesim. Lini përshtypje, por mos u mburrni shumë mbi të arriturat dhe qëllimet tuaja.

Flirto

Kur e shihni apo e takoni një vajzë që ju pëlqen, buzëqeshni dhe shikojeni në sy. Zhvilloni një bisedë të rastit. Mbi të gjitha relaksohuni. Mos e mendoni atë si vajzën e ëndrrave të tua; mos u shqetëso se çfarë do të ndodh në rast se i tregoni ndonjë shaka të keqe apo nëse ju ka mbetur diçka në mes të dhëmbëve. Edhe ajo mund të ketë doza të vogla të nervozes, andaj gabimet e vogla zakonisht nuk vërehen. Jetojeni momentin. Thjesht mos bëni diçka për të cilën do të pendoheshit në të ardhmen.

Bëhuni romantik

Ikonat e romancës (lulet, çokollatat, qirinjtë apo kukullat) mund të zgjasin pak. Mendoni çfarë e bën atë speciale, unike. Çfarë ia nxit asaj dëshirën e fantazinë? Kur është në shoping, duke biseduar apo duke shikuar një film, çfarë i bënë sytë e saj që të ndriçojnë? Kushtoni vëmendje! Vajzat lehtë e vërejnë nëse i keni mbajtur në mend gjërat që ju ka treguar kohë më parë. Të jesh romantik do të thotë të e pranosh faktin se sa i veçantë është një person, e kjo do të thotë të vërtetosh se e din më mirë se kushdo në botë çfarë e bën atë person të veçantë.

I bëni komplimente

Nëse ju pëlqen me të vërtetë, me siguri ju i vëreni shumë ndryshime që ndodhin tek ajo. Pse të mos i tregoni asaj këtë fakt? Nëse ndonjë gjë ka ndryshuar (stili i flokëve, veshja etj.) bëjani me dije se e keni vërejtur. Sa më i veçantë e unik komplimenti, aq më mirë do pranohet.

Ftojeni të dilni

Ftojeni të shkoni diku apo të bëj diçka me ju. Është shumë e preferueshme të jetë një vend që ju pëlqen të dyve. Poashtu mund ta dërgoni në ndonjë vend ku ju ndiheni të qetë, që e keni si vend special. Gjithashtu shprehni interesim mbi botën e saj. Nëse i pëlqen psh muzika apo është muzikante kërkoni të performojë para jush.

loading...