Si t’i mundni kokëdhimbjet dimërore?

Në rastet më të vështira, përveç kokëdhimbjeve mund të paraqiten edhe dhimbje në vesh dhe në qafe.
Hunda e bllokuar, dhimbje në pjesën e ballit dhe të fytyrës, përqendrim i dobët, temperatura e ngritur, plogështi, kollë – të gjitha këto janë simptome të pakëndshme të sinuseve. Shërimi i tyre zakonisht bëhet përmes antibiotikëve, por me të madhe ndihmon edhe marrja e vitaminave A, e, E, zinkut dhe selinos, si dhe supa me mish të pulës, e cila zgjidh problemin e hundës së bllokuar.
Nëse sëmundja nuk ka përparuar edhe aq, kokëdhimbjet dimërore që shfaqen si pasojë e të ftohtit mund t’i kaloni me ujë të ngrohtë, mos dilni përjashta pa kapelë, e cila mbulon ballin. Kokëdhimbjet akute do të mund të kalonin më shpejt sesa që e keni menduar.
Simptoma e sinuseve janë hunda e bllokuar, sekretimi i mukozës, presion, dhimbje, temperaturë e më pas pasojnë kokëdhimbjet. Në rastet më të vështira, përveç kokëdhimbjeve mund të paraqiten edhe dhimbje në vesh dhe në qafe. Ju sugjerohet  shami të lagura, të cilat do t’i vendosnit në vendet ku ndjeni dhimbje. /Telegrafi