Si thoni sikur ta rrisni kanellën në oborrin e shtëpisë suaj? Mësoni tani si ta bëni këtë

Kanella është një ndër elementet më të përdorura kudo në botë dhe gati në çdo ushqim që konsumojmë. Pikërisht për këtë arsye ne do t’ju mësojmë sesi të rrisni vetë kanellën në oborrin e shtëpisë suaj, pa qenë nevoja ta blini atë në dyqan. Kështu ne jemi të sigurt se ato nuk do të kenë asnjë lloj pesticidi të dëmshëm.

Kanella është një pemë me dimensione jo shumë të mëdha që mund të rritet në kopshtin e shtëpisë tonë nëse jetojmë në një zonë të ngrohtë. Një pemë kanelle mund të rritet deri në dy metra. Kanella organike mund të riprodhohet ose me anë të farave ose me prerje.

Udhëzime:
Merrni një enë të madhe ose një vazo dhe mbillni farat e kanellës. Mos harroni se ato duhet të jenë të shëndetshme dhe të pjekura. Vendosni enën në një vend të thatë në hije, por ku ka dritë. Minimumi pas 4 muajsh, duhet ta zhvendosni në tokë, në ajër të hapur ose në një vazo shumë më të madhe pasi pema do të marrë dimensione të mëdha. Mos e ujisni më shumë seç duhet, pasi mund të kalbni rrënjën.

Pasi të kenë kaluar 2 ose 3 vite ju do jeni në gjendje të korrni kanellën. Shkurtimet e pemës bëhen çdo 2 vjet. Kanella me cilësi më të mirë mblidhet nga mesi i pemës ndërsa cilësia ulet kur mblidhet nga baza. Mbani mend se brendësia e kores nuk është e ngrënshme./Shije.al