Si të zgjasë më tepër aroma e parfumit tuaj?

parfum-zgjas-shume-aroma-femer

Që aroma e parfumit të zgjase lypset të spërkatemi disa herë brenda ditës, veçanërisht tek kyçet. Tani, gjatë verës, është koha e duhur që t`ju zbulojmë se jeni gabim. Në fakt ekzistojnë disa pjesë të panjohura të trupit që i keni lënë anash. Nëse dëshironi që aromat e juaja të jenë një kohë më të gjatë me ju atëherë duhet të qëlloni vendet e duhura për aplikimin e parfumit.

Flokët

Shumica mendojnë se flokët janë vendi më i mirë për aplikimin e parfemit, megjithatë duhet të cekim se duhet të jemi të kujdesshëm gjatë aplikimit të kësaj teknike. Në vend që të aplikoni parfumin direkt, njëherë spërkateni në brushë, në këtë mënyrë do e shpërndani parfumin në tërë flokët.

Pas veshëve

Sikurse edhe kyçet, pjesa pas veshëve konsiderohet pjesë e duhur, pasiqë venat janë afër lëkurës dhe me këtë krijohet nxehtësi që e bën aromën më të fortë. Prandaj aplikimi i parfumit në atë pjesë sjell rezultate më të mira për dallim në pjesë të tjera të trupit. Në rast se mbani stoli, kushtoni rëndësi që të aplikoni parfumin në pjesën rreth qafës pasiqë parfumi mund të dëmtojë stolitë.

Pjesa e poshtme e shpinës

Ndoshta juve ju duket e çuditshme, mirëpo eksperti për parfume Chandler Burr insison në këtë rregull. Aplikimi i parfumit në këtë pjesë e sjell baraspeshën e duhur që aroma të zgjasë më shumë dhe mos të jetë e pakëndshme për njerëzit përreth.

Brendësia e bërrylave

Edhe një pikë tjetër për të aplikuar aromat janë bërrylat. Që të zgjasni maksimalisht kohëzgjatjen e aromës atëherë para aplikimit bëni një piling duarve, e posaqërisht kyçeve.

Kërthiza

Këtë truk e kemi mësuar nga aktorja Liv Tajler e cila e ka trashëguar nga i ati, Steven Tajler(Aerosmith). I merr disa pika me gisht dhe e aplikon në kërthizë.