Si të tërhiqni lëkurën e varur në mënyrë natyrale: Ndiqni këto këshilla

loading...

loading...

Lëkura e varur dhe aspak elastike është një problem shumë i madh për femrat, të cilat i bënë të duken jo tërheqëse dhe komode me trupin e tyre. Ky “fenomen” ndodh për një sërë arsyesh të ndryshme, duke nisur që nga dobësimi i shpejtë, dietat jo të duhura apo edhe shtatzanitë. Megjithatë, pavarësisht shkaqeve ka disa mënyra natyrale që ju vinë në ndihmë në këtë aspekt, pa qenë nevoja e ndërhyrjeve kirurgjikale.

Kështu që vërjuani veshin këshillave të mëposhtme:

Kastraveci
Është një nga produktet më të përdorura dhe më të fuqishme për tërheqjen e lëkurës së varur. Masazhoni trupin tuaj me lëngun e këtij produkti dhe do të rigjallërojë dhe riparojë lëkurën.

Ushtrimet e vazhdueshme
Nëse ju bëni vazhdimisht ushtrime të vogla, edhe muskujt do të forcohen dhe lëkura do të nis të mblidhet.

Uji
Hidratimi i duhur është thelbësor për një lëkurë të shëndetshme. Ju duhet të pini 10-12 gota ujë çdo ditë dhe kjo do të bëjë lëkurën tuaj të shëndetshme dhe të butë.

Masazhet
Kur bëhet fjalë për lëkurën e tërhequr masazhet luajnë një rol shumë më të madh sesa ju mund ta mendoni. Ato e bëjnë lëkurën më të shëndetshme dhe të bukur.

Ushqimet e shëndetshme
Ajo çfarë ne hamë dhe mënyra sesi i zgjedhim produktet, reflektohet e gjitha në pamjen tonë të jashtme dhe jo vetëm. Kështu që konsumimi i sa më shumë ushqimeve me vlera të mëdha do t’ju ndihmojë në këtë proces.

Vajrat natyralë
Vajrat natyrale janë të domosdoshëm për tërheqjen e lëkurës së varur, këtu mund të përdorni vajin e avokados, vajin e rrushit, vaj bajamesh dhe gjalpë shea. Këto vajra përdorini për të masazhuar lëkurën problematike.

loading...