Si të shëroni shumë sëmundje? Përgjigjen e gjeni tek gishtat e dorës


Kur ne ndjejmë dhimbje menjëherë shkojmë te mjeku dhe përdorim ilaçe të ndryshme, shpeshherë edhe pa e ditur saktë se çfarë sëmundje kemi.

Sidoqoftë, pasi që të lexoni këtë artikull, ju do të shihni se nuk është mirë të helmoni vetën me ilaçe të ndryshme dhe do të kuptoni që është e panevojshme të pritni gjatë në radhë te doktori për t’u kontrolluar.

Metoda e njohur e refleksologjisë tregon se çdo pikë në trupin tonë është e lidhur me duart tona.

Gishti i madh është i lidhur me zemrën dhe mushkëritë. Nëse keni probleme me frymëmarrje, thjeshtë fërkojeni gishtin e madh dhe zgjateni atë. Si rezultat i kësaj, të rrahurat e zemrës do të ngadalësohen dhe do t’i kthehen normalitetit.

Gishti tregues është i lidhur me zorrën e trashë dhe stomakun. Nëse vuani nga kapsllëku apo dhimbjet e stomakut, thjeshtë shtypeni gishtin tregues, fërkojeni atë për 60 sekonda dhe pastaj zgjateni. Ju do të ndjeni përmirësime në një kohë shumë të shkurtër.

Gishti i mesëm është i lidhur me zemrën, zorrën e hollë, gjakun dhe me sistemin e frymëmarrjes. Nëse keni probleme me marramendje apo probleme me gjumin, thjeshtë zgjateni këtë gisht dhe fërkojeni derisa t’i vëreni efektet.

Gishti i unazës ka ndikim të madh në disponimin tuaj, prandaj, nëse ndiheni të mërzitur bëni masazh të lehtë këtij gishti dhe ju së shpejti do të ndjeni paqe dhe do të relaksoheni sa hap e mbyll sytë.

Gishti i vogël është i lidhur me veshkat, e gjithashtu është i lidhur edhe me dhimbjet e kokës dhe ato të qafës. Për të ndjerë lehtësim në këto pjesë të trupit, thjeshtë bëni masazh të lehtë këtij gishti.

Pëllëmbët e dorës janë të lidhura me sistemin nervor. Prandaj, nëse dëshironi të ruani gjendjen tuaj psikologjike, vetëm duartrokitni. Kjo do të nxisë qarkullimin e gjakut dhe ju do të vëreni ndryshim shumë më të mirë.
gishtat-780x439