Si të shëroni hundët e bllokuara

hunda[1]

Hundët e skuqura dhe të bllokuara nga gripi, krijojnë një ndjesi acarimi dhe përcëllimi në njëjtën kohë, sa që është e pamundur të durohet peceta apo shamia për ti fshirë sërish.

Kur bllokimi i hundës është në fazë të rënduar, rekomandohet këshillimi me mjekun, ose në të kundërt ekzistojnë alternativa të mjekimeve popullore për ti zhbllokuar lehtësisht.

Sugjerohet që për tu zhbllokuar sa më shpejt të, hundët duhen bërë me ujë me kripë dy tre herë në ditë, dhe gjatë natës të flini me hundën lart në mënyrë që të lehtësohet frymëmarrja. Të nesërmen do të vini re një përmirësim të dukshëm,

Një tjetër mënyrë është zierja e ujit të ngrohtë në tenxhere me borzilok, rozmarinë dhe blir. Pas kësaj me lëngun e tyre lyejini hundët dhe thitheni dy tre herë ujin, për ta nxjerrë sërish. Nga këshillat e vjetra të gjysheve, vlejnë edhe pijet e ngrohta si çaji, por edhe konsumimi i frutave dhe perimeve që përmbajnë vitaminë /noa.al