Si të rregulloni patentin e xhinseve në 4 hapa të thjeshtë

rregulloni-zinxhirin-patnetin-pantallone-

Të riparoni rrobat tuaja duket një aftësi që është në zhdukje e sipër, mirëpo nëse jeni të lidhur pas riparimeve të rrobave që i doni apo kanë vlerë për ju, me disa hapa të thjeshtë dhe pak përkushtim do t’ia dilni mbanë.

Kemi parë shumë bluza apo këmisha që hudhen vetëm sepse i mungon ndonjë kopsë apo edhe xhinse vetëm sepse e kanë zinxhirin e prishur.

Të jemi të sinqertë, të gjithë veshim rroba të cilësisë së lartë dhe nuk ia vlen të hudhim ato rroba vetëm për shkak të një defekti të vogël që mund të rregullohet me lehtësi.

Shpesh herë mërzitem dhe pyes veten pse na vjen aq lehtë të ndërrojmë rrobat me të reja pa nevojë, kur mund thjeshtë ti riparojmë ato?

Fatmirësisht, në vazhdim do të mund të lexoni këtë artikull të mrekullueshëm ku tregohet saktësisht se si mund të zëvendësoni një zinxhir të prishur në vetëm katër hapa të thjeshtë. As vet nuk arrita ta kuptoj se sa e thjeshtë ishte!

Hidhni një sy fotove dhe sqarimeve hap pas hapi!

Ju nevoitet:

  • Darë apo pincë
  • Gërshërë
  • Pe më i trashë se ai i zakonshëm për qepje, që përdoret shpesh për butonat.
  • Gjilpërë

Hapi i parë: Hiqni parakolpin.

Hiqni pjesën metalike që lidh dy anët e zinxhirit me anë të pincës. Me pak forcë ju mund ta tërhiqni atë nga zinxhiri. Tërhiqeni pastaj pjesën lëvizëse të zinxhirit deri poshtë në dhëmbët e fundit, mirëpo mos e tërhiqni plotësisht.

patent-zingjire-

Hapi dytë: Rregulloni dhëmbët e zinxhirit.

Duke përdorur gishtat, rregulloni dhëmbët e zinxhirit në mënyrë që të drejtohen të gjithë dhëmbët në mënyrë të njejtë. Lëvizeni pak zinxhirin, por kujdes mos të ngatërrohen dhëmbët.patent-zingjire-2

Hapi tretë: Pasi të jenë dhëmbët drejt, qepni ato.

Duke përdorur një gjilpërë dhe pe, qepni përreth vendin ku ishte e vendosur ajo pjesa përmbyllëse metalike.

Ideja është që të zëvendësohet me qepje. Qepni rreth e përreth fundin e zinxhirit deri sa të keni së paku 6 qepje të njëpasnjëshme. Lidhni një nyje në fund të qepjes, në pjesën e pasme të zinxhirit.

patent-zingjire-qepje

Hapi katërt: Mbylleni zinxhirin.

Tërhiqni zinxhirin deri në krye. Nuk duhet të ngecë më e të mos mbyllet. Nëse sërish ju ndodh pas një kohe, vetëm hiqni pjesën e qepur dhe përsëritni procedurën e njejtë.

patent-zingjire-4