Si të riaktivizoni gjendrën tiroide, të përshpejtoni metabolizmin dhe të bini në peshë!

Shumë njerëz luftojnë për rënien në peshë, por shpesh herë nuk rezulton e suksesshme. Në rastet kur rënia në peshë nuk rezulton e suksesshme pavarësisht aktivitetit fizik apo dietave atëherë do të thotë se keni probleme me balancimin e hormoneve tiroide dhe me metabolizmin. Problemet me tiroiden përfshijnë lëkurë të thatë, nervozizëm, shtim në peshë, lodhje dhe kapsllëk. Nëse ky problem nuk trajtohet atëherë ju do e keni shumë të vështirë rënien në peshë.

Ja çfarë duhet të bëni në këto raste:

Hani fruta dhe perime: ato janë të pasura me vitamina dhe minerale dhe janë thelbësore për forcimin e sistemit imunitar dhe zvogëlimin e inflamacionit.

Hani ushqime të pasura me jod: jodi është një mineral shumë i nevojshëm për sintezën e hormoneve tiroide. Ushqimet e pasura me jod janë peshku, ananasi, algat e detit, kripa e jodizuar e detit, spinaqi, marulet etj.

Reduktoni stresin dhe shmangni glutenin: hormonet e stresit kanë ndikim të madh në aktivitetin autoimun dhe gluteni mund të përkeqësojë gjendrën tiroide dhe për pasojë do të shtoni në peshë. Së fundi për të rënë në peshë duhet të shmangni kafeinën, sheqernat, ushqimet e përpunuara, karbohidratet e parafinuara, pijet e gazuara etj.