Si të përballosh ndarjen

loading...

ndarja

loading...
Një ndarje është e vështirë për këdo. Mendojmë se nuk do të dalim më kurrë, qajmë, trishtohemi. Dhe gjithmonë harrojmë se pas shiut, del dielli. Si ndjehesh menjëherë pas ndarjes. Si për çdo viktimë të braktisjes, dhimbja jote është e papërballueshme. Shoku të mungon, ke tmerrësisht nevojë për të. Të bëhet obsesion, ke një ndjenjë dështimi, qan, ndjehesh e vetmuar, e pavlerë, e paaftë të dashurosh dhe të dashurohesh nga të tjerët. Kujdes, nëse e lëshon veten kështu po shkon drejt depresionit.

Çfarë duhet bërë? Mos ngurro të shprehësh lotët dhe zemërimin tënd. Kur je vetëm, lëre të rrjedhë gjithçka që të vjen në mendje. Asgjë më shumë se kjo nuk mund të të çlirojë. Çfarë nuk duhet bërë? Të bluash në vete pafundësisht, të dyshosh tek vetja, t’i mbash mëri gjithë botës dhe të mendosh se kurrë më nuk do të dashurosh. Si të dalësh nga kjo gjendje? Sa më pak të mendosh për të aq më shumë do të mendosh për veten dhe për një dashuri të re që të pret. Si çdo e keqe, vuajtja e dashurisë ka të mirat e veta. Ajo të bën të kuptosh më mirë vetveten me atë që nuk do dhe atë që nuk të do.

Ta përjetosh keq përfundimin e një historie mund të vërë në dukje frikën tënde për të qenë e vetmuar, të mos jesh e vlerësuar ose e kuptuar nga të tjerët, një mungesë besimi te vetja. Dmth ndjenja që shpesh nuk kanë të bëjnë me ndarjen. Edhe pse ndonjëherë zgjat në kohë, gjithmonë mund ta marrësh veten nga një dashuri fatkeqe.

Por shpesh është çështje vullneti. Duhet të mbledhësh forcat dhe të gjesh kurajë për të mos menduar për fatin tënd të keq. Kjo gjimnastikë të ndihmon të mos biesh në spiralen e tmerrshme të dështuesve dhe të përsëritjeve. Gjithmonë duhet të flasësh me një shoqe. Ekziston tendenca që të mbyllesh në vetvete. Kjo nuk është zgjidhja më e mirë, është më mirë të flasësh me një shoqe dhe do të shohësh që nuk je e vetmja që po kalon një situatë të tillë. Është mënyrë më e lehtë për t’i lehtësuar disi problemet.

loading...