Si te parandaloni djersitjen

loading...

yy-470x261[1]

loading...
Jeni një femer e shëndetshme, vuani nga djersitja e tepërt dhe ndjeheni shpesh ne siklet? E keni ditur se ju mund të parandaloni shfaqjen e djersitjes nëse kujdeseni pak për veten? Cfarë mund të bëni? Mjafton të vendosni një rregull ditor se cfarë I nevojitet trupti tuaj për të ruajtur higjenen dhe aromen e mire, më pas gjërat do të bëhen refleks vetë me kalimin e kohës.
Hapat që duhet të ndiqni për të parandaluar shfaqjen e djersë:

Trajtim në mënyrë natyrale.

Deodorantët e duhur janë ata që kanë në përbërjen e tyre sherebelë, rosmarinë, përbërës që mbulojnë erën dhe kanë ndikim kundër bakterieve ne lëkurë.

Gjithashtu një recete për trajtim natyral për të frenuar djersën është : 20 gr gjethe mështekne i zjejmë në një litër ujë jo më shumë se 10 min dhe e pijmë gjatë gjithë ditës.

Edhe veshjet kanë një rëndësi për djersën. Rrobat sintetike krijojnë nxehtësi, më mirë të vishen rroba të lehta dhe prej pambuku.

Evito ushqimet që prodhojnë nxehtësi të brendshme si mishi i kuq, djathrat me yndyre, gjalpin dhe të skuqurat si dhe ushqimet që të japin etje.Sa më shumë të pish ujë aq më shumë djersit. Lëngjet nuk duhen pirë të ftohta ose me akull. Eleminoni pijet me gaz sepse e ftohin trupin nga jashtë duke krijuar një hapësrë termike qe rrit sasine e djersës.

Do që të eleminosh njollën e djersës që krijohet sapo vesh një bluzë të ngushtë? Hapi i parë është që të kurosh me detaje higjenën ditore dhe të zgjedhesh produktet e duhura.

loading...