Si të parandaloni dhimbjet e qafës (osteoartritin)

Në rastin e osteoartritit të qafës, termi i referohet dhimbjeve që shkaktohen nga qafa e deri në shtyllën kurrizore.

Cilat janë simptomat?

– ndjesi shpimi gjilpërash

– dhimbje koke

– dobësi muskulare

– humbje balance dhe force

– dhimbje të forta qafe dhe ndjesi mpirje

Si të parandaloni osteoartritin e qafës?

Është shumë e rëndësishme që të merrni parasysh rrethanat që e parandalojnë këtë sëmundje. Ne do t’ju japim disa këshilla të rëndësishme që mund të parandalojnë dhimbjet e qafës:

Gjumi i rehatshëm: ky është një faktor shumë i rëndësishëm që ju ndihmon të reduktoni dhimbjet e qafës. Përdorni jastikë dhe dyshekë  të përshtatshëm. Mos përdorni jastikë shumë të fryrë sepse e lodhin qafën.

Shmangni mbajtjen e peshave vetëm me një krah: sepse bilanci i trupit ndikon në stabilitetin e qafës e cila shkakton dhimbje, ngurtësi, mpirje etj.

Bëni aktivitet fizik: njerëzit që vuajnë nga ky problem duhet të bëjnë aktivitet të lehtë fizik nën drejtimin e instruktorit dhe nuk duhet të ngrenë pesha të rënda. Masazhi, meditimi, joga, do të ishin një alternativë shumë e mirë gjithashtu.