Si te mesoheni qe te jeni me te duruar

loading...

Durimi është virtyt i pak njerëzve. Po çfarë mund të bëjmë për të qenë më të durueshëm? Këto sugjerime mund t’ju ndihmojnë:

0663ab8c-c878-4a7a-8684-4d556c3420a0---0-

loading...

 

1.Në radhë duhet të pikasni arsyet që ju bëjnë të padurueshëm. Mirë do të ishte të dalloni se çfarë dhe kush na bën të humbim durimin, ku e humbni durimin dhe nga çfarë pasojash? Vetëm kështu mund të luftoni humbjen e durimit!
2.Stresi mbetet në vendin e parë ndër faktorët që sjellin humbjen e durimit, pasi truri nuk arrin të përqendrohet njëkohësisht në disa gjëra. Njerëzit stresohen për kontaktet e shumta që duhet të menaxhojnë, vendet e shumta ku duhet të shkojnë dhe gjërat e shumta për të cilat duhet të mendojnë. Gjëja ideale do të ishte të kultivoheshin pak miqësi, por të thella e jo shumë sipërfaqësore. Pastaj edhe duhet të vendosim se çfarë aktivitetesh meritojnë prioritet në jetën tonë. E gjithë kjo do t’u japë mundësinë të bëni gjërat me qetësi dhe me më pak stres.
3.Gjithashtu duhet të tregoheni edhe shumë realistë. Në jetë nuk shkon gjithçka siç doni juve. Disa situata s’varen plotësisht prej jush dhe s’kemi fuqi t’i kontrollojmë. Nëse e vetmja alternativë që keni për diçka është pritja, atëherë mund të shfrytëzojmë kohën e pritjes për një gjë të kënaqshme, ose produktive. Humbja e durimit nuk na bën të përfitojmë asgjë të mirë.

loading...