Si të mbillni një trëndafil të prerë dhe ta bëni atë të lulëzojë me këtë truk të pabesueshëm

Nëse dikush i veçantë ju ka dhuruar një trëndafil të bukur dhe ju do të donit ta mbani atë “gjallë” përgjithmonë, ky truk është për ju.

Sot ne do t’ju tregojmë sesi të mbillni një trëndafil të prerë dhe ta bëni atë të lulëzojë sërish. Për të realizuar këtë truk, do t’ju duhen vetëm disa përbërës që i keni në kopshtin tuaj.

Çfarë ju nevojitet;

Një patate;

Një degë trëndafili;

Një shishe plastike;

Një thikë;

Një vazo lulesh;

Përgatitja:

– Merrni thikën dhe bëni një vrimë në mes të patates.

– Fusni degën e trëndafilit në mes të vrimës së patates.

– Mbushni me dhe vazon e lules dhe krijoni një hapësirë në mes për të vendosur pataten.

– Ujiteni çdo ditë për një javë me radhë.

– Pas disa kohësh, do të shihni që trëndafili do të nis të lulëzojë.